PREMIER LEAGUE
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
“Kokëdhembje” për Southgate, kush do të jetë playmaker i Anglisë?
12 February, 2021 @12:45
Në Premier League është duke u zhvilluar njëri nga sezonet më interesante viteve të fundit, e kjo ka bërë që yjet e Kombëtares Angleze të vijnë në pah.
Mediumi Talk Sport shkruan se lojtarët anglez do ta kenë fjalën kryesore për titull këtë sezon, por edhe do t’i shkaktojnë ‘kokëdhimbje’ trajnerit Gareth Southgate pasi që do ta ketë të vështirë të vendos se kush do të jetë ‘playmaker’.
Grealish (Aston Villa), Foden (Manchester City), Saka (Arsenal), Mount (Chelsea) dhe James Maddison (Leicester City), të gjithë këta lojtarë që kanë patur super paraqitje këtë edicion.
Mbetet të shihet se kush do të mbetet pa ftesë për ‘Euro 2021’.