FIFA CLUB WORLD CUP - FINAL

Trofeu i gjashtë në nëntë muajt e fundit - Super Bayern
11 February, 2021 @21:21
Bayern Munchen është kampion bote në konkurrencë të klubeve, pasi që sonte në finale të garës ka mposhtur ekipin meksikan Tigres me rezultat minimal 1-0 [Pavard 59].
Me këtë, Bayern ka fituar trofeun e gjashtë në nëntë muajt e fundit pas Superkupës së UEFA-së, Superkupës së Gjermanisë dhe treshes së madhe të trofeve Kupës, titullit kampion dhe Ligës së Kampionëve.
Krahu francez i ekipit Benjamin Pavard shënoi golin vendimtar në takim, që u desht të shikohet në VAR për të marrë vendimin përfundimtar, pasi që më parë ishte anuluar për ofsajd të Robert Lewandowskit.