BRAZILIANI

Juventus njofton për lëndimin e Arthurit
11 February, 2021 @18:36
Futbollisti brazilian i Juventusit, Arthur, që është duke e kaluar lëndimin e pësuar më parë, është ende në shërim e sipër.
“Gjendja e tij do të monitorohet ditë pas dite dhe ai do të kthehet në fushë pasi që t’i ulen dhimbjet,” ka thënë ndër të tjera njoftimi i bianconerëve.
Braziliani nuk ishte në ekip për ndeshje të Kupës për shkak të ftohjs, ndërsa pritet që të mos jetë as të shtunën ndaj Napolit.