NAPOLI

Lëndimi i Hysajt e lë jashtë ndaj Juves
11 February, 2021 @18:33
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është lënduar në përballjen e fundit dhe bashkë me Diego Demmen nuk do të jetë në dispozicion të Gennaro Gattusos për përballjen e rëndësishme ndaj Juventusit.
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë dje, Napoli ka theksuar se te Hysaj pas kontrollit mjekësor i është gjetur lëndim i shkallës së parë në këmbë të majtë dhe ai duhet të pauzojë për ta shëruar atë.
Napoli është i pesti në Serie A para ndeshjes jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Juventusit të shtunën më 13 shkurt në Diego Maradona stadium.