37-VJEÇARI

Yaya Toure nis karrierën si trajner te ekipi i Betim Halimit
11 February, 2021 @18:50
Ish-mesfushori i dalluar i Bregut të Fildishtë dhe i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka siguruar detyrën e paër të tij si trajner.
Yaya 37-vjeç do të nis punën si ndihmës-trajner i Olimpik të Donetskut në Ukrainë.
“Bukur është të kthehesh në Ukrainë dhe të vazhdojë karrierën si trajner atje. Falenderoj Olimpikun për pritjen e jashtëzakonshme,” ka shkruar Yaya Toure në Twitter.
Aty portier është ish-gardiani i Dritës, Betim Halimi.
Lojtari më i mirë i Afrikës dikur, që përfundoi karrierën si lojtar në vitin e kaluar me klubin kinez Qingdao Huanghai, ka kaluar dy vite si lojtar në Ukrainë, duke qenë pjesë e Metalurgut të Donetskut.
Së fundi, për tu zhvilluar si trajner, afrikani Toure ka punuar me QPR dhe Blackburn.