PREMIER LEAGUE

Foto: TalkSport
Callum Wilson do të mungojë disa javë
11 February, 2021 @23:40
Sulmuesi i Newcastle, Callum Wilson do të mungojë 6 deri në 8 javë si pasojë e një lëndimi, njofton TalkSport.
Anglezi u lëndua në fitoren 3-2 ndaj Fulham dhe lëndimin e tij nuk e ka pritur aspak mirë trajneri i Newcastle pasi që Wilson po kalonte formë mjaft të mirë.
“Jam i frustruar, pasi ai nuk do të mungojë 2 apo 3 javë, është më keq se kaq” ka thënë Bruce.
“Është e dukshme. Shikoni një ekip mjaft të mirë si Tottenham dhe kur Harry Kane është jashtë, ata nuk janë të njejtit” shtoi më tej trajneri i Newcastle.