KUPA E TURQISË

Cikalleshi e Bytyqi eliminohen pas penalltive, Besiktasi kualifikohet
11 February, 2021 @22:45
Skudra e Besiktasit, duke e mposhtur Konyasporin pas penalltive, u kualifikua në gjysmëfinale.
Pjesa e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, derisa Besiktasi e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-3 pas ekzekutimit të penalltive.
Sokol Cikalleshi luajti 65 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë, derisa Zymer Bytyqi u inkuadrua në minutën e 91’ të ndeshjes.
Besiktasi në gjysmëfinale takohet me kampionin aktual të Superligës Turke, Basaksehiri.