PREMIER LEAGUE

Foto: TalkSport
Steve Bruce kërcënohet me vdekje në rrjete sociale
11 February, 2021 @23:30
Trajneri i Newcaslte, Steve Bruce ka thënë se është kërcënuar me vdekje në rrjetet sociale, shkruan Talk Sport.
Edhe pse Bruce nuk ka çasje në rrjetet sociale, kërcënimet për të i janë dërguar djalit të tij, ish-futbollistit Alex Bruce.
Ai ka thënë se këta njerëz duhet të denohen. Përveq trajnerëve dhe futbollistëve kërcënime të tilla kanë edhe referët, ditë më parë familja e Mike Dean kishte pranuar kërcënime të tilla për shkak të kartonit të kuq të Thomas Soucek në ndeshjen ndaj Fulham.