PREMIER LEAGUE

FOTO: Pinterest
Martinez: Grealish është Messi me këmbë të djathtë
12 February, 2021 @11:45
Portieri i Aston Villas Emiliano Martinez e ka krahasuar mesfushorin anglez Jack Grealish me Leo Messin, shkruan TalkSport.
Ai ka thënë se Grealish është i ngjashëm me Messin, vetëm se anglezi luan me këmbën e djathtë.
“Unë e shoh Messin duke luajtur me këmbën e djathtë kur ai ka topin. Ti nuk mund ta marrësh topin nga ai” tha bashklojtari i Messit te Argjentina.
Martinez ka luajtur me lojtarë të talentuar në Arsenal si Mesut Ozil apo Pierre-Emerick Aubameyang, por sipas tij Grealish është një hap para tjerëve.