PREMIER LEAGUE

FOTO: Charlie Austin
Austin: Mount duhet të jetë jashtë evropianit
12 February, 2021 @12:55
Ish-sulmuesi i Southampton Charlie Austin ka thënë për TalkSport se Jack Grealish, James Maddison dhe Phil Foden duhet të startojnë që të tre për Anglinë dhe sipas tij Mason Mount duhet të ‘sakrifikohet’.
“Jam fans i madh i Kevin De Bruyne, por nëse shohim formën e këtij sezoni, Jack (Grealish) është lojtari më i mirë” tha Austin.
“E pashë James Maddison në fushë kundër Fulham dhe ishte një milje larg lojtari më i mirë në fushë” shtoi ish-sulmuesi i West Bromwich.