TURQIA

Fitore e vlefshme për skuadrën e Elbasan Rashanit
12 February, 2021 @21:32
Skuadra e Erzurumsporit, e mposhti Rizesporin me rezultat 0-2.
Në këtë ndeshje nuk luajti përsëri sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, për shkak të lëndimit.
Kjo fitore ishte e rëndësishme për Erzurumsporin për t’u larguar nga zona e rrezikshme. Aktualisht me 25 pikë gjenden në pozitën e 15 në Superligën Turke.