LEICESTER

FOTO: Talk Sport
Justin dhe Fabinho jashtë për të shtunën, rikthehet Vardy
12 February, 2021 @19:25
Liverpool dhe Leicester City takohen të shtunën nga ora 13:30 në King Power Stadium.
Problemet me lëndimet e futbollistëve për Jurgen Klopp nuk kanë të ndalur, ai për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë as në brazilianin Fabinho i cili ndeshjet e fundit është paraqitur si qendër-mbrojtës pas mungesave të shumta dhe si pasojë e kësaj pritet debutimi i turkut Ozan Kabak.
Në anën tjetër tek Leicester City rikthehet ‘vrasësi’ Jamie Vardy i cili ishte jashtë për disa ndeshje, por do të mungojë mbrojtësi anglez James Justin.