PREMIER LEAGUE

Foto: Pep Guardiola
Guardiola shpallet trajneri i muajit janar në Premier League
12 February, 2021 @13:30
Pep Guardiola është shpallur trajner i muajit janar në Premier League, spanjolli i ka fituar të gjitha ndeshjet gjatë janarit me Manchester Cityn.
Manchester City gjatë muajit janar ka zhvilluar gjithësej gjashtë takime në kuadër të Premier League duke mos shënuar asnjë humbje apo barazim, me 16 gola të shënuar dhe vetëm 1 të pranuar.
Ekipi i Guardiolas momentalisht është në vendin e parë në tabelë me 50 pikë, pesë më shumë se rivali i tyre United por me një ndeshje më pak.
Manchester City e pret në Etihad Stadium Tottenham, të shtunën me fillim nga ora 18:30.