KALJU - SHKËNDIJA

Foto: KF Shkëndija
Shkëndija fiton në Estoni, pranë kualifikimit
9 July, 2019 @19:46
Në ndeshjen e parë ndaj skuadrës estoneze Kalju, ndeshje e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore tejet të rëndësishme 0-1 në Talin, për t’iu afruar kështu kalimit në fazën tjetër të garës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Agim Ibraimi, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 81’ të ndeshjes, gol me të cilin Shkëndija ndeshjen kthyese në Shkup e pret me një epërsi të konsiderueshme.
Takimi kthyes mes skuadrave luhet pas një jave, 16 korrik, në Shkup.