Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TETOVË

Shkëndija nis stërvitjet pa trajnerin Gjoka


27 May, 2020 @12:24

Skuadra e Shkëndijës, kampiones aktuale të Maqedonisë Veriore, ka filluar stërvitjet për tu bërë gati për vazhdimin e stinorit në Ligë të Parë të Maqedonisë.

Sipas mediave shkupjane, stërvitjet janë mbajtur nën kontroll rigoroz për COVID-19, sipas protokollit. Ndërsa në stërvitjen e parë të ekipit nuk ka qenë prezent trajneri shqiptar, Ernest Gjoka.

Në skuadër nuk kanë qenë prezent vetëm dyshja kosovare Ardin Dallku dhe Leart Sadriu.

Pas 23 xhirove në Maqedoninë Veriore lider është Vardari me 46 pikë, ndërsa Shkëndija është e treta me një pikë më pak se Sileksi që ka 36.

Liga e Parë maqedonase parashihet të rifillojë më 11 ose 14 qershor, por ende s’ka marr “vizën” nga organet përkatëse shtetërore.


 
Të gjitha lajmet nga International