NË TETOVË
Shkëndija zyrtarizon Osmanin trajner
2 June, 2017 @19:44
I cilësuar si legjendë e klubit kuqezi nga Tetova, Qatip Osmani, do të ri-merr drejtimin e ekipit të Shkëndijës.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi nënkampion i IRJ Maqedonisë sot, përmes publikimit të një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës, ku ka transmetuar fjalët e kryetarit Lazim Destani për rikonstruktim të ekipit.
Ndihmës i Qatip Osmanit do të jetë Bashkim Livoreka, ndërsa prezentimi zyrtar i timonierit të ri të skuadrës do të bëhet në ditët në vijim.