Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DE BIASI

Short stimulues

fifa.com

Short stimulues


25 July, 2015 @21:28

Shorti i sotëm për Botërorin Rusia 2018 vuri Shqëipërinë në Grupin G, me dy superfuqi futbolli si Spanja e Italia. 

Por, trajneri italian i kombëtares Gianni De Biasi, nuk i nënvlerëson as kundërshtarët tjerë. 

“Do të luajmë me të gjithë. Na pret një sfidë e vështirë. Do të rritemi duke luajtur dhe në fund do të shohim se kush do të kualifikohet. Nuk i nënvlerësoj aspak rivalët e grupit, jo vetëm Spanjën e Italinë, por as Maqedoninë e Izraelin. Të themi kështu: na ka rënë një short sfidues dhe stimulues,” ka thënë De Biasi për mediat pas shortit të tërhequr sot në Shën Petersburg të Rusisë. 


 
Të gjitha lajmet nga Russia 2018