Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RI-HEDHJA E SHORTIT

Shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve - përsëritja pas gabimit të UEFA-së

Shorti i 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve - përsëritja pas gabimit të UEFA-së


13 December, 2021 @15:01

Në Nyon të Zvicrës po ri-mbahet shorti që do të përcaktojë duelet e të tetës së finales në Ligë të Kampionëve 2021/22.

Deri te ri-shortimi erdhi pas një gabimi “material” siç e quajti UEFA, kur topi me Man United nuk ishte në vazo si opcion për t’u ndeshur me Atletico Madridin.

UCL draw

RREGULLAT E SHORTIT:

Në short do të ndeshen skuadrat që kanë përfunduar si të dyta në fazën grupore, ndaj të parave.

Në rregullat e shortit hynë dy gjëra thelbësore, nuk guxojnë të ndeshen ekipet e të njëjtit shtet dhe ekipet që kanë qenë pjesë e grupit të njëjtë në fazën grupore.

Mëposhtë janë skuadrat që kanë përfunduar si fitues të grupit dhe vendet e dyta.

UCL

FITUESIT E GRUPEVE: Man City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern, Man United, Lille, Juventus.

VENDET E DYTA: Paris, Atletico, Sporting, Inter, Benfica, Villarreal, Salzburg, Chelsea.

UCL

Si ish-lojtar i Zenitit, Andrei Arshavin, është ftuar për të ndihmuar në short të UEFA-së.

Shorti nis pas orës 15:00 dhe çiftet do të dalin këtu, posa të shortohen (direkt, me tekst). Duke klikuar refresh (rifresko) faqen, ju shfaqen çiftet posa të nis tërheqja e shortit: 

Salzburg (AUT) - Bayern (GER)
Sporting (POR) - Man City (ENG)
Benfica (POR) - Ajax (NED)
Chelsea (ENG) - Lille (FRA)
Atletico Madrid (ESP) - Man United (ENG)
Villarreal (ESP) - Juventus (ITA)
Inter (ITA) - Liverpool (ENG)
Paris SG (FRA) - Real Madrid (ESP)

Duelet e para do të luhen më 15/16 shkurt të vitit 2022, ndërsa ato të kthimit më 8/9 mars 2022.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve do të luhet në Shën Petersburg të Rusisë më 29 maj 2022, të shtunën, ndërsa fitues i fundit i garës është Chelsea.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League