KUPA E KOSOVËS
Shorti i rrethit të katërt të Kupës tërhiqet të martën
27 November, 2016 @15:37
Shorti për rrethin e katërt të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet të martën nga ora 14:00.
Kështu ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
Në këtë rreth do të përfshihen vetëm tetë skuadrat që e siguruan kualifikimin në këtë fazë nga tri rrethet e mëparshme.
Kjo është bërë me qëllim që të eliminohet mundësia e shkuarjes së vazhdueshme të një skuadre në një rreth tutje pa lojë.
Kësisoj në shortin e këtij rrethi do të jenë Flamurtari, Dukagjini, Vllaznia, 2 Korriku, KEK-u, Arbëria, Vëllaznimi dhe Bashkimi (K).
Ndeshjet e rrethit të katërt do të zhvillohen më 3 dhe 4 dhjetor në orën 13:00, ndërsa katër skuadrave që do të kualifikohen tutje nga ky rreth do t’iu bashkohen më pas edhe 12 skuadrat e Superligës, për të nisur fazën e 1/8 së finales.