Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLON d'OR 2022

Shpalosen pikët: Benzema fiton me margjinë të madhe

Shpalosen pikët: Benzema fiton me margjinë të madhe


21 October, 2022 @23:58

Tashmë kanë dalë në shesh edhe sa pikë morrën futbollistët në listën e Topit të Artë të cilën e fitoi për herë të parë në karrierë francezi Karim Benzema, duke u bërë futbollisti i pestë në histori të Francës që e fiton këtë trofe.

Kështu, në TOP 10-she Benzema ka marrë 356 vota më shumë sesa ndjekësi i parë i tij Sadio Mane, për tu bërë kështu fitorja më e lartë në margjinë të pikëve të Topit të Artë që prej vitit 2016, kur e kishte fituar Cristiano Ronaldo me 429 pikë më shumë sesa ndjekësi Lionel Messi.

TOP 10 e Topit të Artë dhe numri i votave:

1. Karim Benzema, 549 vota
2. Sadio Mane, 193 vota
3. Kevin de Bruyne, 175 vota
4. Robert Lewandowski, 170 vota
5. Mohamed Salah, 116 vota
6. Kylian Mbappe, 85 vota
7. Thibaut Courtois, 82 vota
8. Vinicius Junior, 61 vota
9. Luka Modric, 20 vota
10. Erling Haaland, 18 vota.

Në votim kanë marrë pjesë 100 gazetarë nga 100 shtetet e vendeve sipas renditjes mujore të FIFAs në futboll, ndërsa ata është dashur të votojnë 5-lojtarë nga 30-shja e përzgjedhur prej France Football, ku sipas tyre do të votonin: më të mirin = 6 pikë, i dyti = 4 pikë, i treti = 3 pikë, i katërti = 2 pikë dhe i pesti = 1 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League