TREPÇA '89

Shpëtim Idrizi gjobitet për shkak të deklaratave pas ndeshjes
7 May, 2021 @23:27
Trajneri i Trepçës ‘89, Shpëtim Idrizi, është gjobitur nga ana e Komisionit Disiplinor për dekaratat e tij pas ndeshjes së javës së kaluar ndaj Besës që kishte përfunduar me rezultat 1-1.
Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor nga mbledhja e së premtës, Idrizi është dënuar me gjobë prej 200 euro, për shkak të prononcimit për media, ku akuzoi gjyqtarët për epilogun përfundimtar të ndeshjes Trepça ‘89 - Besa, e javës së 32-të e Superligës.
Shiko prononcimin e Idrizit pas ndeshjes
Në prononcimin e tij, Idrizi pati thënë që gjyqtari kryesor i ndeshjes ka ndikuar direkt në rezultat duke mos dhënë dy penallti të pastra në favor të skuadrës së tij.ga gjyqtari i ndeshjes.