Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASTORET GODASIN

Shqipëria me gjasa minimale në EURO 2016

Shqipëria me gjasa minimale në EURO 2016


Përmblodhi: Elvaris GJINALI

30 December, 2015 @19:04

Titulli mund t’i shkojë Gjermanisë, Francës ose Spanjës. Ky është parashikimi i bastoreve të mëdha botërore para Europianit Franca 2016, ku kombëtarja shqiptare do të merr pjesë për herë të parë në histori të saj. 

Para EURO 2016 kompanitë e mëdha si Sky Bet dhe Bet 365 kanë bërë parashikimet e tyre duke dhënë koeficientet përkatëse për fituesit dhe renditjet potenciale në europianin e qershorit të ardhshëm. 

FAVORITËT PËR TITULL

 

Gjermania ka koeficient 3/1, Franca 3.5/1 ndërsa Spanja 4/1. Pra nëse i futni 1 euro për Gjermaninë kampione, do të fitoni 3 euro dhe kështu me radhë. 

Shqipëria është ndër ekipet me gjasa minimale për të triumfuar në këtë garë, ku 1 euro e bastuar për kuqezinjtë do të mund t’i sjellte 500 euro për triumfin e kuqezinjëve në europian. Skuadra e vetme që ka këtë koeficient përveç Shqipërisë është edhe Irlanda Veriore. 

Për të arritur Shqipëria në gjysmëfinale, koeficienti do të jetë 40.00 ndërsa arritja në finale për kuqezinjtë jep koeficientin 200.00. 

GOLEADORI FAVORIT

 

Në anën tjetër, sa i përket golashënuesve të kampionatit, favoriti kryesor për këtë është gjermani Thomas Muller që ka koeficient 6.00 për 1 euro të bastuar për të, ndërsa pas tij vinë Cristiano Ronaldo me 7.00 dhe Karim Benzema me koeficient 9.00. 

FINALJA E MUNDSHME

 

Ndërkaq, parashikimet për një finale të mundshme të botërorit janë kështu: Gjermania - Spanja, duket të jetë më e mundshmja me koeficient 12.00 sikurse edhe Franca - Spanja që ka koeficient të njejtë. Kombinimi më i afërt tjetër i finales është Franca - Gjermania, që ka koeficient 14. 

Edhe pse këta koeficientë mund të ndryshojnë në muajt në vijim për shkak të formës së lojtarëve dhe marrëdhënieve reprezentacion - futbollistë, futbollistë - ekipe si dhe lëndimeve të ndryshme para se të konfirmohen ekipet për EURO 2016, për momentin duket që Gjermania, Spanja dhe Franca janë favoritët kryesorë për të arritur finalen dhe për të fituar trofeun e famshëm të Kampionatit Europian. 

Mbrojtës i titullit të Europës është Spanja. 


 
Të gjitha lajmet nga