TE OLD TRAFFORD

Man Utd shet shalla të Mourinhos
30 December, 2015 @13:55
Jo shumë larg stadiumit të Manchester Unitedit, shitësit shesin shalla të ekipit nga Old Trafford me emrin dhe fotografinë e Jose Mourinhos.
Strategu portugez është duke u përfolur me të madhe si zëvendësim i Louis Van Gaalit që kaloi një dhjetor aspak të pritshëm te United.
“Për momentin ai është në Brazil, por nuk i dihet se çka ndodh kur të kthehet,” ka thënë Jorge Mendes agjenti i Mourinhos për Sky Sports, kur u pyet për dukurinë afër stadiumit të Unitedit.
