EGZON GASHI PRET OFERTAT

Egzon Gashi (11) me fanellë të Istogut/ Foto: kf-istogu.com
Sulmuesi ndahet me Istogun
30 December, 2015 @11:33
Egzon Gashi, sulmuesi i Istogut, nuk do të jetë pjesë e ekipit në fjalë gjatë pjesës pranverore të stinorit.
Gashi, për shkak të disa mosmarrëveshjeve ka ndërprerë bashkëpunimin me ekipin e ‘troftave’ dhe tashmë duket i hapur për ofertat që mund t’i vinë gjatë afatit kalimtar të lojtarëve në janar.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi i Istogut, ndërsa futbollisti 27 vjeç ka shënuar tre gola për Istogun gjatë pjesës vjeshtore. Gashi më parë ka qenë pjesë e Besës dhe Ferronikelit.