U-21 EURO 2017

uefa.com
Shqipëria mëson kundërshtarët për EURO U-21
5 February, 2015 @16:28
Sot në qytetin Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikime në Kampionatin Europian për grupmoshën nën 21 vjeç, që do të mbahet më 2017 në Poloni.
Shqipëria, e cila është tërhequr nga vazoja e pestë, do të jetë në grupin e katërt, së bashku me Portugalinë, Izraelin, Greqinë, Hungarinë dhe Lihtenshtajnin.
Kuqezinjtë e rinjë do të kenë rast të mirë që ta fillojnë grupin me tre pikë, pasi ndeshjen e parë do ta zhvillojnë më 30 mars, kundër ekipit Lihtenshtajnit, që vlerësohet si ekipi më i dobët në grup.
Përzgjedhësi i ekipit U-21 të Shqipërisë, Skender Gega, në lidhje me shortin e tërhequr do të dalë nesër në konferencë për shtyp për ta dhënë opinionin e tij.
Shorti për kualifikime në U-21 EURO 2017
Grupi 1 | 1. Republika Çeke 2. Belgjika 3. Mali i Zi 4. Moldovia 5. Letonia 6. Malta |
||
Grupi 2 | 1. Italia 2. Serbia 3. Sllovenia 4. Republika e Irlandës 5. Lituania 6. Andorra |
||
Grupi 3 | 1. Franca 2. Ukraina 3. Skocia 4. Islanda 5. Maqedonia 6. Irlanda Veriore |
||
Grupi 4 | 1. Portugalia 2. Izraeli 3. Greqia 4. Hungaria 5. SHQIPËRIA 6. Lihtenshtajni |
||
Grupi 5 | 1. Danimarka 2. Rumania 3. Armenia 4. Uellsi 5. Bullgaria 6. Luksemburgu |
||
Grupi 6 | 1. Spanja 2. Suedia 3. Kroacia 4. Gjeorgjia 5. Estonia 6. San Marino |
||
Grupi 7 | 1. Gjermania 2. Rusia 3. Austria 4. Finlanda 5. Azerbajxhani 6. Ishujt Faroe |
||
Grupi 8 | 1. Holanda 2. Sllovakia 3. Turqia 4. Bellorusia 5. Qipro |
||
Grupi 9 | 1. Anglia 2. Zvicra 3. Norvegjia 4. Bosnja e Hercegovina 5. Kazakistani |