Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - NORVEGJIA

Shqipëria mposhtet minimalisht nga Norvegjia

Shqipëria mposhtet minimalisht nga Norvegjia


26 March, 2018 @20:55

Në miqësoren e zhvilluar sonte në Elbasan ndaj Norvegjisë, Shqipëria është mposhtur me rezultat minimal 0-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, kurse goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Rosted në minutën e 71’ të ndeshjes, gol që doli të ishte vendimtar në epilogun përfundimtar të duelit.

Ajo që u pa në ndeshje ishte se kuqezinjtë nuk patën asnjë goditje drejt portës së norvegjezëve, derisa rivalët skandinavë me futboll të thjeshtë dominuan thuajse në çdo repart për të shënuar nga një goditje këndi dhe për të fituar takimin.

Në fund të takimit, vetëm falë portierit Strakosha, Shqipëria shpëtoi prej një humbjeje më të thellë, pasi që gardiani i portës dy herë mbrojti tentimet e një kundërsulmi me tre poteza të Norvegjisë.

Kjo ishte e vetmja miqësore që Shqipëria e ka organizuar për këtë muaj.

Albania vs Norway

 


 
Të gjitha lajmet nga