Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Shqipëria siguron miqësore me finalistin e EURO’96

Shqipëria siguron miqësore me finalistin e EURO’96


Teksti: FSHF

12 March, 2021 @11:07

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një tjetër miqësore në muajin qershor. Kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke më datë 8 Qershor 2021 në transfertë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se të federatat respektive kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshjeje në kryeqytetin çek, Pragë, ndërsa ora e nisjes dhe stadiumi mbeten të përcaktohen në javët në vijim.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e përfaqësueses shqiptare brenda pak ditësh, teksa më 5 qershor kuqezinjtë do të sfidojnë Uellsin në ndeshjen që do të luhet në “Cardiff City Stadium” dhe do të nisë në ora 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Shqipërisë me Republikën Çeke në histori. Në të kaluarën Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar 5 duele me Çekosllovakinë, nga të cilat 3 miqësore dhe dy ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

czechia

Më 17 shtator 1950, Çekosllovakia fitonte ndaj Shqipërisë 3-0 në miqësoren e luajtur në Pragë, ndërsa më 29 nëntor 1952 Kombëtarja fitonte 3-2 ndaj çekosllovakëve në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Qemal Stafa”. Golat për tanët u shënuan nga Zihni Gjinali, Qamil Teliti dhe Skënder Jareci. Vetëm pak ditë më vonë, më 7 dhjetor 1952, Shqipëria zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore me Çekosllovakinë, duke triumfuar sërish me rezultatin 2-1 falë golave të Zihni Gjinalit dhe Loro Boriçit.

Dy përballjet e fundit mes Shqipërisë dhe Çekosllovakisë janë zhvilluar më 1 maj 1991, ku Kombëtarja jonë u mund nga çekosllovakët me rezultatin 0-2 në Tiranë dhe e dyta më 16 tetor 1991 me Çekollsovakinë që fitoi 2-1 ndaj Shqipërisë në Olomouc. Të dyja takimet ishin të vlefshme për eliminatoret e Europianit 1992.

Në vitin 1993, Çekosllovakia do të shpërbëhej për të krijuar dy shtete, Republikën Çeke dhe Sllovakinë. Qysh prej asaj kohe Shqipëria dhe Çekia nuk janë përballur me njëra-tjetrën.

Kombëtarja e Çekisë drejtohet nga trajneri Jaroslav Šilhavý, ndërsa çekët aktualisht renditen në vendin e 42-të në klasifikimin e FIFA-s.


ROMA 3-0 SHAKHTAR

Marash Kumbulla me portë të paprekur, pranë çerekfinales

Europa League/Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Marash Kumbulla me portë të paprekur, pranë çerekfinales

11/03/21 @ 23:14

TOTTENHAM 2-0 DINAMO ZAGREB

Kastrati krijon ndaj Spurs, Kane për fitore

Europa League/Premier League

Kastrati krijon ndaj Spurs, Kane për fitore

11/03/21 @ 22:58

CAKTOHEN FINALISTËT

Liqeni befason Prishtinën, arrin finalen

Futsall Superliga

Liqeni befason Prishtinën, arrin finalen

11/03/21 @ 22:30

FFK

Kosova, Shqipëria, Italia dhe Maqedonia Veriore dakordohen për bashkëpunim

FFK Superliga

Kosova, Shqipëria, Italia dhe Maqedonia Veriore dakordohen për bashkëpunim

11/03/21 @ 22:13

TALENTI KOSOVAR

Krasniqi nënshkruan kontratën e re

International/Sportistë shqiptarë në botë

Krasniqi nënshkruan kontratën e re

11/03/21 @ 21:51

KOSOVA U21

Emër i ri te dardanët, 21-vjeçari lë Italinë për Kosovën!

Kosova

Emër i ri te dardanët, 21-vjeçari lë Italinë për Kosovën!

11/03/21 @ 21:32

MANCHESTER UNITED - MILAN

Kjaer në fund, Milan kthehet me epërsi në Itali

Europa League

Kjaer në fund, Milan kthehet me epërsi në Itali

11/03/21 @ 20:50

KBF PRISHTINA - KBF TREPÇA

KBF Prishtina me vështirësi mposht KBF Trepçën

FBK Liga e Femrave

KBF Prishtina me vështirësi mposht KBF Trepçën

03/11/24 @ 22:50

DEKLARATA E TRAJNERIT TË PEJËS

Nelson: Ende duhet të përmirësohemi

FBK Superliga

Nelson: Ende duhet të përmirësohemi

03/11/24 @ 10:12

DEKLARATA E TRAJNERIT TË VËLLAZNIMIT

Sarin: Shumë gjuajtje të humbura!

FBK Superliga

Sarin: Shumë gjuajtje të humbura!

03/11/24 @ 10:05

DEKLARATA E TRAJNERIT TË TREPÇËS

Beciragic: Mbrojtja e fortë, na mbajti lartë

FBK Superliga

Beciragic: Mbrojtja e fortë, na mbajti lartë

03/11/24 @ 09:24

DEKLARATA E TRAJNERIT TË BASHKIMIT

Radulovic: Na zgjuan, që të shohim ku jemi!

FBK Superliga

Radulovic: Na zgjuan, që të shohim ku jemi!

03/11/24 @ 09:17

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Peja-Vëllaznimi

FBK Superliga

Highlights: Peja-Vëllaznimi

03/11/24 @ 00:08

VIDEO NGA NDESHJA

Highlights: Trepça-Bashkimi

FBK Superliga

Highlights: Trepça-Bashkimi

03/11/24 @ 00:05

I KTHEHEN FITORES

Pas 4 humbjeve radhazi, Peja i kthehet fitores

FBK Superliga

Pas 4 humbjeve radhazi, Peja i kthehet fitores

02/11/24 @ 22:02

GOLEADË!

Astrit Berisha përsëri me hat-trick, Prishtina e Re thellë ndaj Ramiz Sadikut

FFK Liga e parë

Astrit Berisha përsëri me hat-trick, Prishtina e Re thellë ndaj Ramiz Sadikut

02/11/24 @ 21:48

BASHKIMI NJOFTOHET ME HUMBJE

Duke dominuar, kampioni ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

FBK Superliga

Duke dominuar, kampioni ia shkakton humbjen e parë Bashkimit

02/11/24 @ 21:45


 
Të gjitha lajmet nga