KUALIFIKIMET PËR "ARMENIA 2019"
Shqipëria U19 mposhtet edhe nga Sllovakia
13 October, 2018 @17:54
Skudra U19 e Shqipërisë është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Grupit 8 kualifikues për evropianin e të rinjëve që do të mbahet në Armeni vitin e ardhshëm.
Ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani, pas disfatës nga Ukraina në përballjen e parë të grupit, tre ditë më parë, sot është mposhtur edhe nga Sllovakia dhe atë më thellë, 3-0.
Matus Kmet (7’, 30’) me dy gola dhe Jakub Kadak (32’) me një tjetër kanë kryer punë në pjesë të parë, për t’ia sjellë fitoren sllovakëve që tash udhëheqin grupin me dy fitore.
Humbja e dytë në grup, Shqipërinë (që është nikoqire e grupit, ku të gjitha ndeshjet luhen në Durrës dhe Lushnjë) e lë pa gjasa për kualifikim të mëtutjeshëm.
Duelet e fundit të grupit zhvillohen më 16 tetor ku takohen: Shqipëria - Norvegjia (14:00) Niko Dovana, Durrës; Sllovakia - Ukraina (14:00) Roza Haxhiu, Lushnjë.
TABELA AKTUALE:
Sllovakia U19 | 2 ndeshje | 6 pikë | |
Norvegjia U19 | 2 ndeshje | 3 pikë | |
Ukraina U19 | 2 ndeshje | 3 pikë | |
Shqipëria U19 | 2 ndeshje | 0 pikë |