NË TURQI
Turan problematik, thyen hundën e këngëtarit
12 October, 2018 @16:20
Ylli i futbollit turk, Arda Turan, që aktualisht është pjesë e Istanbul Basaksehirsporit, ku po luan si huazim nga Barcelona, për shkak të një incidenti është marrë në pyetje nga policia e Stambollit për tre orë.
Turan, që ka qenë i dënuar me 16 ndeshje moslojë dhe 5 mijë funta gjobë për shkak të shtyerjes së asistent referit në një ndeshje të Superligës turke gjatë muajit maj, thuhet të ketë ngacmuar gruan e këngëtarit Berkay, para tij.
Pas kësaj, Berkay ka reaguar dhe Turan ka goditur me kokë në fytyrë këngëtarin, të cilit iu thye hunda dhe iu desht intervenim kirurgjik.
Prej se është larguar nga Barcelona, Arda Turan, assesi nuk po e gjen veten si në futboll, si në jetën e përditshme të tij.