MONACO
Henry tashmë kryetrajner!
13 October, 2018 @11:34
Thierry Henry zyrtarisht në krye të Monacos.
Pas shkarkimit të trajnerit Leonardo Jardim, tashmë zyrtarisht ish-sulmuesi francez Henry, do të jetë trajner i Monacos.
Henry për detyrën e tij të re tha:
“Jam shumë i kënaqur që t’iu njoftoj se kam pranuar ofertën e Monacos. Kisha oferta të shumta gjatë kësaj periudhe, por Monaco ishte gjithmonë afër zemrës sime.
Këtu kam filluar karrierën time në futboll si lojtar dhe tashmë kam fat ta fillojë edhe karrierën si trajner po në këtë skuadër. Jam shumë i emocionuar”.
Thierry Henry së fundi ishte ndihmësi i Roberto Martinezit në përfaqësuesen e Belgjikës, ku në Kampionatin Botëror Rusia 2018 përfunduan në vendin e tretë.