SHQIPËRIA 2-2 ANDORRA

Foto: panorama
Shqipëria zhgënjen, Andorra shënon jashtë pas 9 vitesh
14 November, 2019 @22:39
Futbollisti 30 vjeçar i Andorrës, Cristian Martinez, i njohur si Kiki Martinez, i ka shënuar dy gola Shqipërisë sonte në Elbasan Arena, për të siguruar një barazim të pabesueshëm për këtë qytezë-shtet.
Ky ka qenë barazimi i parë i Andorrës në Grupin H, derisa Shqipëria ka zhgënjyer me rezultatin përfundimtar, 2-2, edhepse kah fundi i ndeshjes ka pasur një mori rastesh për të shënuar - por goli s’erdh.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Epërsinë kuqezinjëve ia dha Bekim Balaj në fillim të ndeshjes 1-0 (6’), por pastaj Martinez barazoi 1-1 (18’). Në pjesë të dytë kur kuqezinjtë u mendua se do të nisnin furishëm, ata pësuan edhe një gol nga po i njëjti lojtar. Martinez (48’) shënoi për avantazhin befasues 1-2. Andorra ka shënuar gol jashtë terrenit të vetë pas 9 vitesh!
Rei Manaj barazoi shpejtë në 2-2 (55’). Deri në fund djelmoshat e drejtuar nga Edy Reja kanë tentuar për të shënuar, por kot, goli s’erdhi dhe pas tre ditësh do të ndeshen me Francën në përballjen që mbyll grupin dhe inauguron Arenën Kombëtare.
Goli i Manajt on Vidnews.
Goli i dytë i Andorrës on Vidnews.
Goli i Balajt on Vidnews.
BILANCI I LOJTARËVE TË KOSOVËS

Foto: uefa.com
14 November, 2019 @23:04
Kosova sonte edhe zyrtarisht është eliminuar nga rrugëtimi i kualifikimeve të rregullta për EURO 2020. Opcioni i radhës mbetet Liga…
PAS ÇEKIA - KOSOVA
TOPSPORTI / A.P
14 November, 2019 @22:54
Fillimi ishte i tmerrshëm! Nuk ishim ata që jemi mësuar t’i jemi. Me ndryshime në pikat kyçe në ekip…
ÇEKIA - KOSOVA

14 November, 2019 @22:38
Në një prej ndeshjeve vendimtare në luftë për kualifikim në EURO2020, Kosova sonte u mposht në Plzen me rezultat 2-1…
SHUMË PAK NDJEKËS

14 November, 2019 @20:09
Kur duhen afro 1 orë nga fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës ka nisur hyrja e tifozëve në shkallët…
TURQIA 0-0 ISLANDA

14 November, 2019 @19:51
Me barazimin e sontëm pa gola, 0-0, ndaj Islandës, Turqia ka siguruar biletën për EURO2020. REZULTATET dhe TABELA…