SHUMË PAK NDJEKËS
Elbasan Arena, e “zbrazët” 30min para fillimit të ndeshjes
14 November, 2019 @20:09
Kur duhen afro 1 orë nga fillimi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës ka nisur hyrja e tifozëve në shkallët e stadiumit, por duket që janë mjaft të pakët në numër.
Mësohet se afro 3 mijë kuqezinj do të jenë të pranishëm në shkallët e “Elbasan Arenës”.
Ndërkohë që vlen për t’u theksuar se vazhdon shitja e biletave në sportelet pranë stadiumit, ku tifozët e interesuar për të siguruar një biletë nuk mungojnë.
Të dy kombëtaret, si Shqipëria ashtu dhe Andorra kanë mbërritur në ambientet e “Elbasan Arenës”, teksa po bëhen gati për duelin e sotëm.
Stadiumi thuajse i zbrazët, kur kanë mbetur afro gjysmë ore për fillimin e ndeshjes.