SHQIPËRIA - ANDORRA
Shqipëria vs. Andorra, formacioni i mundshëm i Shqipërisë
14 November, 2019 @10:07
Me fillim nga ora 20:45, sonte Shqipëria përballet me Andorrën në “Elbasan Arena”.
Për këtë takim Reja përballet me disa mungesa, ndërkohë që nga të ftuarit, le të shohim se cili mund të jetë formacioni i mundshëm startues për sonte.
Për faktin që pritet të bëhen disa rotacione sonte, në portë pritet të jetë Etrit Berisha, derisa në mbrojtjen me 3 mbrojtës qendre pritet të jenë Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli.
Qendra e mesfushës me shumë gjasë pritet të përbëhet nga Lindon Selahi, Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani, ndërkohë që krahët e mesfushës me 5 pritet të jenë Hysaj dhe Memolla.
Sa i përket sulmit, Uzuni dhe Balaj pritet të startojnë.
Formacioni i plotë (3-5-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Selahi, Ndoj, Ramadani, Memolla; Uzuni, Balaj.