Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIPËRIA - ANDORRA

Konferenca e Rejas: Grezda nuk pranoi ftesën, Shqipëria mbi të gjitha

Foto: FSHF

Konferenca e Rejas: Grezda nuk pranoi ftesën, Shqipëria mbi të gjitha


13 November, 2019 @14:33

Në prag të ndeshjes me Andorrën, ndeshje e cila luhet nesër mbrëma, konferencë për shtyp ka mbajtur Edi Reja, kryetrajneri i Shqipërisë.

“Kemi një skuadër me djem të zgjuar. Dua të japim 110% dhe nuk dua që kundërshtari të nënvlerësohet.

Cikalleshi mungon, por kemi Manajn, Uzunin, Kamberin, Seferin e Balajn, kështu që kemi zgjidhje. Do të vendos në bazë të gjendjes fizike, por cilido prej tyre do të luajë në maksimumin e tij nëse zgjedhet.

GRUPET DREJT EURO2020

Unë preferoj sistemin 4-3-3, por edhe me 3-5-2 mund të luajmë, pasi që atëherë kemi 2 sulmues qendror, ndërkohë që anësorët ngarkohen me detyra sulmuese.” - u shpreh Reja, përcjell FSHF.

Më tutje, ai foli edhe për Taulant Xhakën e Eros Grezdën:

“Xhaka na lajmëroi që në 10 minutat e ndeshjes së fundit në Zvicër ka pësuar një lëndim dhe deshi që të qëndrojë në shtëpi pasi që nuk është 100% i gatshëm për lojë. Kaq sa i përket tij.

KUOTAT E BASTOREVE

Nëse flasim për rastin e Eros Grezdës, më vjen shumë keq sepse ishte një lojtar me potencial të madh, por ai nuk pranoi disa situata që u kriijuan në grupin tonë dhe vendosi të mos e pranojë ftesën tonë. Askush nuk është Messi, Shqipëria është mbi të gjitha dhe rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi.”


 
Të gjitha lajmet nga