FIFA RANKING
Shqipja fluturon lartë
18 September, 2014 @11:04
Ndodhi ashtu siç pritej, Shqipëria në TOP 50.
Kombëtarja kuqezi ka treguar një ngritje të madhe në renditjen botërore të FIFA-s duke u ngjitur në pozitën 45 nga pozita 70 që e kishte më parë.
Ngritja prej 25 pozitave erdhi pas fitores historike si mysafire të Shqipërisë ndaj Portugalisë, e kjo e fundit megjithatë vazhdon ta mbajë pozitën që e kishte, 11.
Kundërshtarja e radhës për Shqipërinë, Danimarka, ka rënë për një pozitë dhe tani gjendet në pozitën e 27, derisa Serbia ka rënë për tre pozita për t’u renditur e 34-ta.
Rënie të madhe ka pasur Armenia (-16) e cila tani gjendet shtatë pozita më poshtë se Shqipëria.
Në krye të renditjes mbetet Gjermania, e ndjekur nga Argjentina, kurse në TOP 3 është ngjitur Kolumbia që e ka tejkaluar Holandën.
Shqipëria renditjen më të lartë në historinë e saj e kishte në korrik të vitit 2013, kur ishte renditur e 37-ta.
Renditja e FIFA-s për muajin shtator
1. Gjermania | 1765 pikë | - | |
2. Argjentina | 1631 pikë | - | |
3. Kolumbia | 1488 pikë | +1 | |
4. Holanda | 1456 pikë | -1 | |
5.Belgjika | 1444 pikë | - | |
6. Brazili | 1291 pikë | +1 | |
7. Uruguaji | 1243 pikë | -1 | |
8. Spanja | 1228 pikë | -1 | |
9. Franca | 1202 pikë | +1 | |
10. Zvicra | 1175 pikë | -1 | |
11. Portugalia * | 1150 pikë | - | |
27. Danimarka * | 833 pikë | -1 | |
34. Serbia * | 646 pikë | -3 | |
45. Shqipëria | 571 pikë | +25 | |
52. Armenia * | 556 pikë | - 16 | |
Sqarim: Shtetet me shenjë (*) janë në të njëjtin grup me Shqipërinë |