JEROME BOATENG
Goli i parë dhe vendimtar
17 September, 2014 @23:39
Mbrojtësi gjerman i krahut, Jerome Boateng, shënoi golin e parë të tij në Ligë të Kampionëve sonte. Goli i parë i tij në këtë garë ishte edhe goli i fitores së ekipit të tij, Bayern Munchen, ndaj Manchester Cityt.
“Patëm shumë raste për të shënuar, por dështuan të shënojmë deri në minutën e fundit. Topi erdhi në mënyrën më të mirë te unë dhe mendova. Këtë do ta shutojë në pjesë të epërme të portës - dhe kështu veprova. Ishte kënaqësi për mua, por puna e gjithë ekipit na solli deri te fitorja. E deshëm fitoren në këtë ndeshje dhe e arritëm,” ka thënë pas ndeshjes golashënuesi i vetëm i takimit, ndërmjet kampionit gjerman dhe atij anglez.
Boateng shënoi në minutën e fundit të takimit, për të përcaktuar fituesin e ndeshjes.
Bayern tani me 3 pikë, bashkë me Romën, udhëheqin Grupin E, që cilësohet si grup i vdekjes në këtë stinor të Ligës së Kampionëve.