Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI F

Shtylla mohon fitoren e Portugalisë

Foto: UEFA Official

Shtylla mohon fitoren e Portugalisë


18 June, 2016 @22:54

Dy barazime në dy ndeshje për Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Përfaqësuesja iberike sonte u ndal pa gola nga Austria, duke bërë kështu që kualifikimi për në 1/8 e finales të komplikohet.

Ndeshja u dominua totalisht nga portugezët, të cilët ndër shumë rastet për shënim qëlluan edhe dy herë shtyllën. Fillimisht shtylla u godit pas goditjes me kokë nga Nani në fundin e pjesës së parë, ndërsa herën e dytë ishte kapiteni Cristiano Ronaldo, i cili e shpërdoroi penalltinë që e fitoi vetë, duke e goditur shtyllën dhe duke mos i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Pas 2 ndeshjeve, Portugalia ka 2 pikë, ndërsa Austria vetëm 1.

EURO2016 GRUPET DHE ORARI


 
Të gjitha lajmet nga UEFA Euro 2016