KURIOZITET
Si u analizuan penalltitë e finales United - Chelsea?!
Shkruan: Elvaris GJINALI
17 April, 2016 @8:34
Rezultati në fund të 120 minutave ishte 1-1, ndeshja shkon në penallti por prapaskena e këtyre gjuajtjeve të penalltive ka një histori jo të rallë.
Sipas librit Soccernomics të Simon Kuper dhe Stefan Szymanski, një student nga universiteti i Chicagos i quajtur Ignacio Palacios që nga viti 1995 mbante shënime dhe inçizime të gjuajteve nga pika e bardhë, deri në vitin 2003 ku ai arrin ta bëj publikimin nga këto studime.
Pastaj nëpërmjet disa lidhjeve shoqërore Ignacio njoftohet me Avram Grant atëkohë trajner në Chelsea ku dhe vendosin që Ignacio ta përgatiste një raport që analizon gjuajtjet nga penalltitë të kundërshtarit Manchester United, gjë që do t’i ndihmonte trajnerit për përgatitje më të mirë të ekipit në qoftë se ndeshja shkonte në penallti.
Raporti që vjen nga Ignacio ishte i bazuar ne katër pika kyqe:
1. Ekipi i cili gjuan penalltinë e parë, gjasat për ta fituar i ka 60%.
2. Portieri i Machester United,Van der Sar, është më i prirur të shtrihet në anën e kundërt të këmbës së gjuajtësit. Pra nëse gjuajtësi shuton me këmbën e djathtë i bie që ai shtrihet në anën e djathtë (ana e vetë portierit) dhe anasjelltas.
3. Gjasat që Van der Sar t’i mbrojë gjuajtjet në lartësi 1m deri 1,5m janë më të mëdha.
4. Cristiano Ronaldo gjatë gjuajtjes nëse ndalet në 85% të rasteve gjuan në anën e djathë të portierit por Ronaldo deri në momentin e fundit gjithnjë pret të lëvizë portieri dhe nëse leviz ai mund ta ndërrojë përzgjedhjen e anës. Kurse në të gjitha rastet kur portieri lëviz në atë moment kur ai ndalet, ai çdo herë shënon nga penalltia.
T’i kthehemi ndeshjes. Ndeshja përfundon 1-1 dhe kalojnë në gjuajtet e penalltive, Manchester United gjuan i pari ku dhe shënon, poashtu edhe Chelsea shënon të parën, njejtë edhe të dytat.
Vjen momenti tek gjuajtja ku përballë topit është Cristiano Ronaldo. I afrohet topit dhe pak para goditjes ndalet duke shikuar Cech, por Cech i ushtruar në detyrën e tij i qetë nuk leviz fare, Ronaldo shuton në anën e djathtë të Cech ku dhe dështon.
Lojtarët e Chelseat të gjithë të ushtruar shutojnë sipas sistemit, pra të gjithë djathtakët shutojnë në anën e djathtë të portës lartë ose poshtë (asnjëherë në lartësi 1m deri 1.5m) dhe shënojnë deri kur majtaku Ashley Cole nuk shuton në anën e majtë që ishtë i paraparë prej sistemit, por gjuan me këmbë të majtë në anën e djathë të portës një goditje të fuqishme që Van der Sar përpak të mbronte por shënon, edhe pse shënon Cole nuk ishte në dijeni që ishte shkaktari i humbjes së ndeshjes.
Vazhdojnë penalltitë. Vjen John Terry dhe sipas sistemit edhe ai me këmbën e djathtë gjuan në anën e djathtë të portës ku dhe e shtrin Van der Sarin në anën e kundërt, por fati kësaj radhe nuk deshti sepse Terry në momentin e fundit rrëshqet dhe e prek shtyllën.
Anderson shënon për Man Utd, njejtë Kalou për Chelsea dhe pastaj Giggs ku rezultati bëhet 6-5.
Por tani banka e Manchester Unitedit veçse kishte kuptuar që gjuajtjet e Chelseat ishin sistematike dhe sipas çdo gjuajtjeje, ata e zgjedhnin vetëm anën e djathtë gjë që në praktikë ishte e vërtetë por teorikisht jo, sepse po ta kishte gjuajtur Cole sipas sistemit në anën e këmbës së tij në praktikë do të ishte realizuar ndryshe.
Para topit vjen Nicolas Anelka një tjetër djathak, sipas sistemit ana e tij dihej pra e djathta por tani edhe Van der Sar e dinte anën edhe pse e kishte analizuar gabim, ia bënte me gisht Anelkës gjë që i mjaftoi atij të hezitojë dhe me t’iu afruar topit e ndërron mendjen dhe shuton anën e majtë rreth 1 metra lartësi dhe ... BOOM, Van der Sar mbron për ta bërë Manchesterin kampion të Evropës.