MBROJTJA E TITULLIT
Si u bë Manchester City kampion?
13 May, 2019 @0:35
Katërmbëdhjetë fitore radhazi në katërmbëdhjetë ndeshjet e fundit të sezonit e bënë Manchester Cityn kampion të Premier Ligës.
City në fakt mbrojti titullin e kampionit të fituar sezonin e kaluar, duke u bërë kështu ekipi i parë që e arrin këtë sukses që prej Manchester Unitedit, një dekadë më parë!
Askush nuk ka arritur të mbrojë titullin e kampionit në Premier Ligë mes dekadës së fundit të elitës së futbollit anglez, që është larg më e forta nga të tjerat në Evropë, që zakonisht quhen TOP 5, e ku hynë edhe La Liga spanjolle, Serie A italiane, Bundesliga gjermane dhe Ligue 1 e Francës.
Nuk hynë sepse, askush s’mund t’i ankohet Brightonit për performancën e tyre dhe avantazhin ndaj Cityt në ndeshjen e fundit të stinorit. Shënuan të parët dhe rrezikuan disa herë Edersonin në portën e Cityt, kurse ekipi i Pep Guardiolës përkundër barazimit të shpejt, nuk u qetësua deri sa shënoi golin e dytë.
E deri sa erdhi goli i dytë, shikimi i futbollistëve që dështonin të shënonin në raste të mira për Cityn flet më së miri. Dueli përfundoi 1-4.
Guardiola 48 vjeç ka bërë atë që pakkush e ka pritur te City. Derisa qe dy sezone radhazi futbollistët e Liverpoolit shpallen më të mirët e sezonit në Premier Ligë (vitin e kaluar Mohamed Salah, këtë vit Virgil Van Dijk), e në të dy vitet City bëhet kampion - tregon shumë.
TABELA PËRFUNDIMTARE E SEZONIT
Pep është njeriu që vendos për ekipin. S’ka individ perfekt në ekip, por ka shumë lojtarë të mirë - dhe të gjithë duhet të kryejnë punën njëjtë kur tu ipet rasti.
Ironia, City u mposht për herë të fundit në ligë nga Newcastle, që udhëhiqej nga ish trajneri i Liverpoolit, Rafa Benitez.
E Liverpool pikët, që sot mund të duken vendimtare në luftë për titull, i humbi nga rivali i përbetuar lokal, Everton. Data 3 mars kur Everton ndali në Goodison Park Liverpoolin me 0-0, dhe dy pikët e humbura të të kuqve të Jurgen Kloppit - tash shihen si më të kobshmet për sezonin e posa përfunduar.
Liverpool mbrojti Anfieldin këtë sezon - ku e kaloi stinorin pa humbje. Humbja e vetme e tyre ishte nga City 2-1 në Etihad, përgjatë gjithë këtij stinori.
Motivimi që i ka bërë Guardiola futbollistëve të Cityt për të mbrojtur këtë titull ka vlerë të madhe. Ekipi dështoi në Ligë të Kampionëve, por vazhdoi ritmin në Premier Ligë pa ndalë, veçanërisht në dy muajt e fundit. Guardiola ka ndërruar standarded e Premier Ligës. Nuk ka vend për gabime. Ato ndëshkohen.
As golashënuesi më i mirë i sezonit nuk vjen nga City. Sergio Aguero shënoi 21, derisa Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Pierre Emerick Aubameyang shënuan nga 22 - për të marrë këpucën e artë të sezonit 2018/19.
“Duhet t’i themi falemnderit dhe urime edhe Liverpoolit. Ata na kanë shtyer që ne t’i ngrisim standardet. E pabesueshme, 98 pikë për të mbrojtur titullin. Për të fituar këtë titull ne është dashur t’i fitojmë 14 ndeshje radhazi. Ne s’kemi guxuar të lëshojmë asnjë pikë. Ky është titulli më i ngushtë ndonjëherë që e kam fituar në karrierë,” ka thënë pas triumfit Guardiola.