Të gjitha lajmet

EUROSPORT ITALIA

Si u vlerësua Vedat Muriqi në debutim?

Foto: ilmessaggero.it

Si u vlerësua Vedat Muriqi në debutim?

18 October, 2020 @22:35

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dje debutoi për ekipin e tij Lazio, duke u futur si zëvendësues në lojë, nga minuta e 59 e ndeshjes në duel ndaj Sampdorias.

Ai ka marrë notën më të lartë te Lazios në këtë përballje.

Muriqi luajti për 31 minuta në këtë përballje të cilën Lazio e humbi thellë 3-0, ndërsa vlerësimi për të pas ndeshjes nga Eurosporti italian ka qenë me notë 6.5.

Ndërsa në arsyetimin e notës shkruan: Punë e shkëlqyer gjatë shërbimit të Correas. Ai i ka dukshëm karakteristikat e një bomberi, por duhet theksuar se si sulmues i dytë i ekipit është edhe më i veçantë.

Në anën tjetër, edhe porteri Thomas Strakosha mori vlerësim të mirë krahasuar me 3 golat që i pranoi. Njëshi i kuqezinjëve u notua me 6. Ndërsa në arsyetimin e notës shkruan: I vetmi “faj” i tij është që ka përpara një treshe konfuze të mbrojtësve.

LAZIO: Strakosha 6, Patric 4.5, Acerbi 5, Hoedt 5, (prej 59’) Vavro 5, Parolo 4, Marusic 6, Savic 5, Leiva 5, (prej 76’) Cataldi 6, Luis Alberto 5, Anderson 5.5, (prej 46’) 6, Correa 5.5, Caicedo 6, (prej 59’) Muriqi 6.5.

MURIQI MERR "OK"

Muriqi pritet të debutojë ndaj Sampdorias

10 October, 2020 @19:52

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të debutojë fundjavën e ardhshme për ekipin e tij Lazio. Pas…

BIANCOCELESTI

Vedat Muriqi luan në miqësoren shtëpiake të Lazios

10 October, 2020 @19:45

Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, ka qënë pjesë e stërvitjes së lojtarëve të mbetur të Lazios, që kanë…

MAQEDONI VERIORE

Shkaku i Pandevit, Angelovski shtyen publikimin e listës ndaj Kosovës

1 October, 2020 @11:34

Selektori i reprezentacionit të Maqedonisë Veriore, Igor Angelovski, ka pasur në plan që të publikojë sot listën e lojtarëve të…

RITESTOHET

Muriqi nesër përsëri në teste mjekësore te Lazio

29 September, 2020 @23:53

Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi që u zyrtarizua te Lazio javë më parë është kthyer sonte në Romë. Ai…

CORONAVIRUS

11 lojtarë dhe 3 anëtarë tjerë të klubit - pozitiv në COVID-19

Paolo Ghiglione duke krosuar për Genoan, para Elseid Hysajt të Napolit/ Foto: Genoa/fb

29 September, 2020 @0:58

Genoa ka 11 lojtarë pozitiv në COVID-19 dhe 3 anëtarë tjerë të stafit të klubit gjithashtu pozitiv. Mediat italiane…

Të gjitha lajmet nga Serie A