SERIA VAZHDON

Silva e Foden vendosin, Man City mban presionin ndaj Arsenalit
4 March, 2023 @15:35
Dueli mjaft i vështirë ka kaluar me fitore për Manchester Cityn e Pep Guardiolës, derisa Phil Foden në pjesë të parë dhe Bernarndo Silva në pjesë të dytë (u fut si zëvendësues) kanë shënuar në fitoren e ekipit të kaltër në Etihad, Man City 2-0 Newcastle [Foden 15, Bernardo 67].
Me fitore, City ka afruar në dy pikë dallimin prej Arsenalit lider, që nesër luan ndaj Bournemouthit. Me këtë fitore, Man City ka vazhduar serinë e pamposhtshmërisë në shtatë ndeshje në të gjitha garat, kurse Foden është bërë lojtari më i ri i të kaltërve që ka arritur të kontribuojë direkt në 50-gola për ekipin në Premier League në histori.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes