KOMISIONI DISCIPLINOR

REUTERS/Arkiv
Simeone suspendohet deri në fund të stinorit
29 April, 2016 @7:28
Trajneri argjentinas, Diego Simeone, që po drejton me sukses Atletico Madridin drejt titullit kampion dhe trofeut të Ligës së Kampionëve aktualisht, është suspenduar me 3 ndeshje mos-drejtim të ekipit nga Komisioni Disciplinor i La Ligas, kanë bërë të ditur sot mediat spanjolle.
Simeone kishte penguar lojën në ndeshjen Atletico Madrid - Malaga të shtunën që shkoi, pasi që kishte futur një top në lojë gjatë kundërsulmit të ekipit kundërshtar.
Simeone u dërgua në tribuna nga referi i ndeshjes në atë lojë dhe përkundër ankesës së tij për suspendim të gjatë, Komisioni i Arbitrazhit ka thënë se Vendimi prej 3 ndeshjeve suspendim të kryerjes së detyrës, mbetet në fuqi. La Liga ka edhe tre xhiro për të marrë fund këtë stinor.