Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Sioni ndërpren kontratën me Lenjanin

Sioni ndërpren kontratën me Lenjanin


19 March, 2020 @13:40

Sion, skuadër që luan në elitë të futbollit zviceran, për shkak të pandemisë coronavirus ka nisur të marrë masa për ndërprerjen e kontratave të lojtarëve.

Zviceranja Blick ka bërë të ditur se tetë futbollistë të Sionit kanë marrë letrën e titullar “shkëputje e kontratës suaj të punës”.

Lojtarët më parë kishin pranuar letrën nga klubi ku thuhej e si marrëveshje afatshkurte mund t’i ofrojnë pagë maksimale prej 12 mijë frangave zvicerane - që mbulohet nga sigurimi për të papunët.

Lojtarët kanë nisur të këshillohen me avokatatët. Por, pronari Christian Constantin ka nisur të marrë masat pasi që klubet po hasin në vështirësi të mëdha financiare shkak i coronavirusit.

Reprezentuesi i Shqipërisë Ermir Lenjani por edhe ish reprezentuesi i Zvicrës, Pajtim Kasami janë pjesë e Sionit dhe ata kanë kontrata valide deri në qershor të këtij viti me skuadrën në fjalë - bashkë me yjet tjerë të ekipit kanë marrë të parët janë njoftuar pa paralajmërim për ndërprerje të kontratës. Pajtim Kasami, Alex Song, Ermir Lenjani, Xavier Kouassi, Seydou Doumbia, Mickaël Facchinetti, Christian Zock dhe Birama Ndoye janë të parët që kanë marrë njoftimin për ndërprerje të kontratës.

sion


 
Të gjitha lajmet nga International