ARSENAL

REUTERS
S’ka problem për liderin
18 January, 2014 @18:11
Një dygolësh solid i Santi Cazorlas ka qenë i mjaftueshëm për Arsenalin që të shënojë fitoren e radhës në Premier League, të vlefshme për të ruajtur lidershipin në Angli.
Fitores i kontribuoi edhe portieri polak, Wojciech Szczesny, duke ndalë një volej të bukur të Steve Sidëellit.
Përkundër të gjithave, është dashur që të fillojë pjesa e dytë për të parë golin e parë në ndeshje kur në skenë doli Cazorla, i cili shfrytëzoi një pasim të mirë të Jack ëilshere.
Më vonë ai shënoi edhe njëherë për të hequr dilemën e fituesit të ndeshjes, në njërën ndër derbit e kryeqytetit anglez.
Shqiptari i Zvicrës, Pajtim Kasami, u fut në 5 minutat e fundit të ndeshjes te Fulhami por nuk arriti të ndërroj diçka në lojë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.