Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKRINIAR

Skriniar dëshiron të qëndrojë tek Interi për një qëllim

Skriniar dëshiron të qëndrojë tek Interi për një qëllim


10 May, 2021 @18:30

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, u shpreh se do të qëndrojë tek Interi për ta ndihmuar ta mbrojë titullin kampion në stinorin 2021-22.

“Ka pasur spekulime dhe gjithmonë do të ketë. Sidoqoftë, unë kurrë nuk i kam dëgjuar apo komentuar. Sigurisht që edhe këtë stinor nuk do të jetë ndryshe” - tha Skriniar për Sport Aktuality.

Për Skriniarin, pati zëra se do të largohej edhe në verën e vitit të kaluar kur flitej për një kalim të mbrojtësit tek Tottenhami, por ai vazhdoi me Interin dhe luajti një rol mjaft të rëndësishëm në këtë stinor.

Kontrata e Skriniarit përfundon në qershor të vitit 2023 dhe ai mbetet i sigurtë se do të qëndrojë në klub. “Dua ta shijoj këtë ndjenjë fantasike për momentin, pastaj dua ta përfundoj stinorin dhe të përgatitem për Kampionatin Evropian. A do ta mbroj titullin me Interin vitin tjetër? Po, sigurisht.” - u shpreh ai.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A