SHTYHET RIKTHIMI I KILIANIT

S’kthehet për Vitin e Ri
22 December, 2015 @9:17
Lëndimet e shumta në ekip, nuk po e ndalin Arsenalin që të vazhdojë të mbetet ekipi i vetëm serioz që po i bën presion befasisë Leicester City në krye të tabelës.
Kiliani Alexis Sanchez që u lëndua javë më parë, nuk do të kthehet deri më datën 10 janar 2016 ka bërë të ditur Arsene Wenger mbrëmë pas fitores së madhe ndaj Manchester Cityt në Emirates.
“Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për lojë rreth 10 janarit. Për periudhën e Krishtlindjeve e Vitit të Ri, është e sigurt se nuk do të jetë aty. Ai u planifikua që të jetë në bankën rezervë ndaj Cityt, por nuk e arriti këtë,” ka thënë Wenger.
Periudha e ndeshjeve të pandalshme për festa fillon më datën 26 dhjetor në Premier League, ku Arsenal do të ndeshet së pari me Southamptonin, pastaj Bournemouthin (28 dhjetor), Newcastle Unitedin (2 janar).