FITORE E MADHE E ARSENALIT

Arsenal lë prapa 4 pikë Cityn
21 December, 2015 @22:48
Fitore e madhe e Arsenalit sonte me anë të golave të Theo Walcottit dhe Olivier Giroudit, ndërsa një natë tjetër për të lëvduar Mesut Ozilin asistues.
Topçinjtë e Arsene Wengerit kanë arritur të mposhtin ish kampionin Manchester City me anë të golave të shënuara në pjesë të parë, duke e lënë 4 pikë prapa Manchester Cityn e duke iu afruar në 2 pikë liderit Leicester City.
TABELA AKTUALE E PREMIER LEAGUE
Giroud ka shënuar golin e dhjetë të tij të stinorit sonte, derisa Ozil ka qenë njeriu i ndeshjes me thjeshtësinë dhe kreativitetin e tij në lojë.
All Goals HD - Arsenal 2-1 Manchester City - 21… by Gol-Live