Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOMORI

S’mund t’i thoja “jo” ftesës së më të mirit

Foto: ACMilan/fb

S’mund t’i thoja “jo” ftesës së më të mirit


25 January, 2021 @19:05

Mbrojtësi 23-vjeçar që la Chelsean për të kaluar te Milan, ka bërë të ditur një fakt interesant, që për të ka qenë thirrja e ëndrrave dhe “jo”-ja e tij ka qenë e harruar.

Fikayo Tomori ka thënë se ai e ndjeu fanellën e Milanit kur mori telefonatë nga Paolo Maldini.

“Zgjodha Milanin sepse është ekip me shumë histori, me lojtarë të mëdhenjë dhe për shkak të momentit të mirë që po kalojnë tash,” ka thënë fillimisht Tomori për faqen zyrtare të klubit të rossonerëve.

“Kur pranova telefonatën, mund të them se për disa çaste mbeta konfuz dhe u befasova! Flisja me Paolo Maldinin! Mbrojtësi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë futboll më ftonte të shkoja në Milan. Jam shumë-shumë i lumtur,” ka thënë ndër të tjera ai.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A