Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

Sociedad vs. United luhet në Torino

Sociedad vs. United luhet në Torino


9 February, 2021 @19:13

Tashmë zyrtare!

Ndeshja e parë e duelit Real Sociedad vs. Manchester United në Europa League do të luhet në Torino, saktësisht në “Allianz Stadium” të Juventusit.

Për arsye që Spanja ndalon ardhjet nga Anglia për shkak të varianit të ri të COVID-19 që po shpërndahet shumë së fundi nga ky shtet, United nuk lejohet të udhëtojë në San Sebastian dhe me marrëveshje të dyanshme, klubet kanë vendosur që të luajnë në Itali, ku kanë gjetur mirëkuptim me Federatën Italiane të Futbollit si dhe klubin e Juventusit.

Kjo ndeshje luhet më 18 shkurt, e më pas ndeshja kthyese pas një jave në Angli.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League