PRISHTINA

Sokoli dorëheqje, bëhet i ditur trajneri i ri
21 September, 2019 @11:31
Përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp, është bërë e ditur që Bylbyl Sokoli ka dhënë dorëheqje nga roli i kryetrajnerit të skuadrës së Prishtinës.
“Kam ofruar dorëheqje për arsye shëndetësore. Më duhet të bëj një intervenim në gjurin e këmbës së djathtë dhe prandaj pritet të mungoj për më shumë se dy muaj.
Në bashkëpunim me drejtuesit e klubit kemi vendosur ta ndërprerjmë bashkëpunimin sepse mendojmë që kjo është zgjidhja më e mirë në mënyrë që Prishtina ta ketë një trajner i cili është afër ekipit.
Vazhdoj të besoj se ky ekip ka cilësi dhe potencial për të luftuar për titullin. Organizimi brenda klubi është shumë i mirë dhe këta futbollistë kanë shumë cilësi, andaj unë dua t’iu uroj vetëm suksese. “ - u shpreh Sokoli me rastin e dorëheqjes.
Pas largimit të Sokolit, aventura e të cilit zgjati vetëm 17 ditë, klubi kryeqytetas ka bërë të ditur që kryetrajner i klubit që nga sot do të jetë Armend Dallku, ish-mbrojtësi i Prishtinës dhe Kombëtares Shqiptare të futbollit.
Në takimin e parë me trajnerin e ri Prishtina do të ndeshet nesër mbrëma me fillim nga ora 20:00 ndaj Gjilanit në “Fadil Vokrri”.